Site icon Telegrafi

Etrit Berisha bëhet me skuadër të re, mbetet në Serie A

Etrit Berisha është portier i ri i Empolit, edhe pse duhet pritur edhe për disa orë deri te zyrtarizimi i tij.

Portieri shqiptar do të largohet nga Torino pas dy viteve qëndrim, edhe pse sezoni i fundit nuk ishte më i miri.

Prishtinasi kishte marrëdhënie të tensionuara me trajnerin Juric dhe nuk u aktivizua fare në asnjë ndeshje as në kampionat, por as në Kupën e Italisë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga KF Gjilani

34-vjeçari është transferuar te Empoli, ku do të gjejë edhe dy futbollistë të tjerë kuqezi si Ardjan Ismajli dhe Stiven Shpendi.

Lëndimi i rëndë i portierit të Empolit, Caprile, që do të qëndrojë larg fushave për disa muaj, ka detyruar presidentin e toskanëve që të hyjë në tregun e transferimeve dhe të afrojë Berishën në klub.

Lexo po ashtu Mbyllet afati kalimtar veror në ligat kryesore - transferimet që ndodhën me 1 shtator

Palët kanë arritur marrëveshjen për një kontratë një vjeçare, me Berishën që do të kryejë sot testet mjekësore dhe do të vihet menjëherë në dispozicion të trajnerit Zanetti.

Gardiani kuqezi pritet të jetë portieri titullar i Empolit deri në rikthimi ne Caprile, teksa ky është një lajm mjaft i mirë edhe për Kombëtaren Shqiptare, duke qenë se krahas Berishës, edhe Strakosha nuk luan titullar prej më shumë se një viti. /Telegrafi/ 

Exit mobile version