Julen Lopetegui mund të shkarkohet shumë shpejt nga Real Madridi nëse rezultatet nuk përmirësohen.
Lopetegui ka arritur një rekord të keq te Reali, duke krijuar ecurinë më negative pa gol që nga viti 1985, me Los Blancos që dështuan të gjejnë rrjetën në katër ndeshje rresht në të gjitha garat.
Lopetegui ka mohuar se frikësohet nga shkarkimi, por Essien që ka luajtur për Real Madridit thotë se ai mund të largohet nëse forma nuk përmirësohet.
“Real Madridi është një prej klubeve më të mëdha në botë, kështu që e paramendoni presionin”.
💥@sefutbol #UnaNuevaIlusión pic.twitter.com/jD2loKL9Ql
— Kepa Arrizabalaga (@kepa_46) October 13, 2018
“Shpresojmë se ai do të bëjë mirë. Është klub i madh dhe nëse nuk ka rezultate e di se çka ndodh”, u shpreh Essien.
Essien do të kujtohet për nëntë vitet e tij te Chelsea.
Lojtari ganez ka lëvduar portierin Kepa Arrizabalaga i cili theu rekordin e transferimit të klubit londinez. /Telegrafi/