Site icon Telegrafi

Eskalon Piers Morgan: Fyen Ten Hagun, tallet me Unitedin dhe sulmuesin e tyre

Piers Morgan ka kritikuar Manchester United për punësimin e një trajneri arrogant që detyroi Cristiano Ronaldon të largohej dhe tallte klubin për zëvendësimin e 37-vjeçarit me Wout Weghorst.

Weghorst iu bashkua Djajve të Kuq si huazim nga Burnley në fillim të këtij muaji dhe u paraqit në barazimin 1-1 të United me Crystal Palace dhe humbjen e tyre ndaj Arsenalit.

Morgan u tall me United për nënshkrimin e Weghorst – duke pretenduar se ai kurrë nuk kishte dëgjuar për sulmuesin 30-vjeçar, i cili luftoi për të dëshmuar veten në Ligën Premier gjatë sezonit 2021-2022.

Lexo po ashtu Arsenali fiton derbin spektakloar ndaj Manchester United në fortesën e pathyeshme "Emirates"

Morgan shkroi në Twitter: “Urime Manchester United – kjo është ajo që ndodh kur punëson një trajner arrogant që nuk respekton @cristianoronaldo aq sa ai largohet – dhe më pas e zëvendëson atë me dikë që nuk e kam dëgjuar kurrë dhe që tingëllon si një sallam austriake”.

Manjati televiziv ndau dy foto shoqëruese – një nga Ronaldo duke luajtur me fanellën e Manchester United në shtëpi në fillim të këtij sezoni dhe një nga Weghorst duke luajtur me fanellën e Unitedit si mysafir të dielën.

Lexo po ashtu Ronaldo turpëron kundërshtarin në debutimin zyrtar te Al Nassr

Tweeti i Morgan erdhi menjëherë pas humbjes së United ndaj Arsenalit në Emirates Stadium të dielën pasdite me rezultat 3-2.

Ronaldo u nda me United pas intervistës së tij bombë me Morgan dhe nënshkroi për skuadrën e Arabisë Saudite, Al Nassr, ku edhe bëri debutimin në fundjavën që shkoi. /Telegrafi/

Exit mobile version