Site icon Telegrafi

A është ndarë përfundimisht nga Xheneta? Gjesti zbulon të vërtetën

Foto: Screenshot/YouTube

Marrëdhënia e Gjestit dhe Xheneta Fetahut e krijuar brenda Big Brother VIP Kosova 3 duket se është akoma e komplikuar.

Dyshja pak javë më parë u ndanë, më pas u ribashkuan, e siç shihet ata sërish duan të distancohen nga njëri-tjetri.

Ka qenë këngëtari pejan i cili u pyet nga Lela nëse është ndarë përfundimisht me të.

Foto: Screenshot/YouTube

Ai ka thënë se është duke u munduar që të distancohet, por që do të përfshihet në debatet që kanë të bëjnë me modelen.

“Jam duke u munduar të distancohem. Nuk jam duke e mbrojtur. Ne jemi në një shtëpi, do përzihem gjithmonë”, u shpreh ai.

Lexo po ashtu Gresë Gashi zbulon se sa paguhet për një shfaqje në teatër

Xheneta nga ana tjetër pak më parë tha se nuk do të jetë më me Gjestin, pasi nuk i pëlqen se si sillet dhe se ka nevojë për një burrë në jetën e saj.

Mes tjerash, ajo nuk e ka pëlqyer xhelozinë e tepërt të artistit, që e ka shfaqur disa herë në këtë format. /Telegrafi/

Exit mobile version