Vicenzo Montella po kalon një moment të mirë si trajner, pasi ringjalli Kombëtaren e Turqisë dhe i dërgoi në Euro 2024 si të parët në grup para Kroacisë.
Në shortin e Euro 2024, Turqia u vendos në grup me Portugalinë, Çekinë dhe fituesen e play-offit të Ligës së Kombeve në Grupin C, që do të jetë njëra mes Greqisë, Kazakistanit, Gjeorgjisë ose Luksemburgut.
Montella ka bërë një deklaratë për mediat italiane në të cilën i është referuar Hakan Calhanoglut të cilin më parë e drejtoi, lojtarit kryesor të kombëtares turke dhe Interit.
Ai e vlerësoi shumë dhe shkaktoi reagime të shumta te tifozët e Milanit, klubi që Montella e ka drejtuar në karrierën e tij.
“Për sa i përket Calhanoglu, është mesfushori më i mirë në Itali, ndoshta edhe në botë për momentin. Përsa i përket grupit tonë, është më mirë të takojmë kundërshtarë më të fortë menjëherë, pavarësisht se çfarë. Le të marrim më të mirën e mundshme”, ka thënë Montella. /Telegrafi/