Site icon Telegrafi

Është kampion bote me Argjentinën, Barcelona siguron mesfushorin me parametra zero

Barcelona tashmë është duke punuar fort për ndërtimin e skuadrës për sezonin e ardhshëm dhe tashmë ka rënë dakord për gjithçka me lojtarin e parë që do të sjellë gjatë afatit kalimtar të verës.

Është mesfushori i Real Betisit, Guido Rodriguez, i cili fitoi Kupën e Botës në vitin 2022 me kombëtaren argjentinase.

Megjithatë, Betis nuk ka dashur të vazhdojë kontratën me Rodriguez, pavarësisht dëshirës së tij për të qëndruar.

"Puzzle" i Decos: Sa ka para, kush mund të largohet dhe kush mund të vijë te Barcelona
Lexo po ashtu "Puzzle" i Decos: Sa ka para, kush mund të largohet dhe kush mund të vijë te Barcelona

Barcelona dyshohet se ra dakord për gjithçka me të në mars, pasi u bë e qartë se Betis nuk do të llogariste tek ai në sezonin e ardhshëm.

Sipas Transfermarkt, mesfushori 30-vjeçar ka një vlerë prej 24 milionë eurove dhe Betis është klubi i vetëm evropian që ai ka bërë karrierë.

30-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar 27 ndeshje me fanellën e Real Betis ku ka shënuar edhe dy gola dhe ka asistuar në një tjetër.

Ai te Barcelona pritet të zëvendësojë Oriol Romeun i cili do të largohet në verë. /Telegrafi/

Exit mobile version