Site icon Telegrafi

‘A është ftohtë të jesh -13?’ – Napoli e ftoi në ndeshje djaloshin që e vodhi spektaklin në Sanremo me shakanë për Interin

(Foto: Screenshot/Twitter/ SSC Napoli)

Napoli ka pasur një mysafir shumë të veçantë në ‘Stadio Diego Armando Maradona’ për ndeshjen e Serie A kundër Cremoneses, një aktor 10-vjeçar që bëri shaka në mënyrë argëtuese në skenën e Sanremos me drejtuesin e festivalit që njihet si tifoz i Interit.

Para kësaj ndeshjeje, Partenopei ishin 13 pikë përpara përcjellësve të parë në tabelë, Nerazzurrëve, në garën për titullin e Italisë.

Prandaj kur djaloshi Mario Di Leva u ftua në skenën e festivalit prestigjioz muzikor, Sanremo, nga nikoqiri Amadeus (i cili është i njohur si tifoz i Interit), 10-vjeçari nuk mundi të rezistonte.

“A është ftohtë të jesh -13?”, bëri shaka djaloshi duke iu drejtuar Amadeus.

Lexo po ashtu Kvaratskhelia realizoi gol në minutën e 22-të në ditëlindjen e tij të 22-të në javën 22-të të Serie A

Presidneti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, e kishte parë xhirimin e Marios, i cili është aktor në mini-serialin “Resta Con Me”.

Patroni i klubit jo vetëm që i telefonoi djaloshit, por e ftoi në ndeshjen e radhës së Napolit në shtëpi, atë ndaj Cremoneses (që e fitoi me rezultat 3-0), ku u përshëndet nga e gjitha skuadra, mori një fanellë të personalizuar dhe siguroi një përqafim nga trajneri Luciano Spalletti.

“Amadeus u përpoq të tallej me mua sepse Interi e mposhti Napolin, prandaj çfarë duhet të bëja unë? U desh t’ia tregoja vendin”, ka shpjeguar 10-vjeçari. /Telegrafi/

Exit mobile version