Site icon Telegrafi

Është fjala për fejesë? Afrona e quan Bleron “burri i ardhshëm” (Foto)

Një postim i publikuar të dielën në Instagram nga Afrona Dika, nxiti spekulime për statusin e modeles dhe kantautorit të njohur, Blero Muharremi.

“Unë thash: PO”, kishte shkruar bukuroshja pranë fotografisë, në të cilën pozonte me një lule që zakonisht është përgjigja kur dikush propozon martesë.

Përgjigja ishte: PO…

Ndërsa gjatë ditës së hënë, Afrona ka publikuar një tjetër imazh, kësaj radhe pjesë e tij është edhe këngëtari.

“Burri im i ardhshëm, Blero Muharremi”, shkruan në përshkrimin e fotografisë.

Afrona dhe burri i saj i ardhshëm

Kujtojmë që Blero nisi romancën me Afronën pas ndarjes nga aktorja Teuta Krasniqi, me të cilën ka një vajzë. /Telegrafi/

Exit mobile version