Site icon Telegrafi

“Është fenomen, vlen 200 milionë euro” – Vieri vlerëson lartë Maignanin

Gazzetta dello Sport një ditë pas fitores së Milanit në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve kundër Napolit (1-0),kishte fjalë të mëdha për portieri Mike Maignan.

“Është thjesht portieri më i mirë në kampionatin italian dhe jo  vetëm”.

Francezi ishte autor i një paraqitjeje të jashtëzakonshme, duke përfshirë edhe një pritje mbresëlënëse me refleks në fund të ndeshjen nga Giovanni Di Lorenzo.

Portieri u vlerësua nga ish-sulmuesi Christian Vieri, duke thënë se ai është një fenomen dhe vlen 200 milionë euro.

Lexo po ashtu Mike Maignan kundërshton rregullat e reja për gjuajtjen e penalltive

“Është një fenomen. Kur je në stadium, mendon se ai nuk do të pësojë kurrë gol. Ai u ble 15 milionë euro? Sot vlen 200. Unë e vendos me emra si Ronaldo, Messi, Zidane…”.

“Këta janë lojtarë që të sjellin triumfet, ma besoni. Nëse nuk do të ishte lënduar këtë vit, Milani do të kishte 10/12 pikë më shumë”, ka thënë Vieri në kanalin e tij në Twitch. /Telegrafi/

Exit mobile version