Mateo Kovacic deklaron se problemi i Chelseat nuk ishte vetëm trajneri, por shtoi se nuk ndërrohen 30 lojtarë për një trajner.
Mesfushori kroat e pranon se ishte më e lehtë të shkarkohej Graham Potter sesa e gjithë skuadra.
“Të jem i sinqertë, duhet të përmirësohemi. Është më e lehtë të shkarkosh trajnerin sesa 30 lojtarë, por fajin e kemi edhe ne. Ne duhet të jemi më të mirë”.
“Duhet ta falënderojmë Potterin, i cili bëri një punë të mirë, por nuk ishte e lehtë kur kishte kaq shumë ndryshime, kështu që ishte e vështirë edhe për të”, deklaroi ai.
Ai ka folur edhe për Frank Lampardin, që është kthyer si trajner te Blutë e Londrës.
“Ai është dikush që e njohim. Ishte trajneri ynë dhe është një lajm i mirë që ai është rikthyer. Do të përpiqet të ndryshojë gjërat, sepse aktualisht nuk jemi mirë”, ka thënë Kovacic. /Telegrafi/