Telegrafi

Është 49 vjeçare, por Heidi Klum mahnit me të brendshme të kuqe për të shënuar suksesin e saj

(Foto: Instagram/heidiklum)

Heidi Klum ka pasur një arsye të madhe për të festuar këto ditë!

Gjegjësisht, modelja dhe anëtarja e jurisë së spektaklit “America’s Got Talent” ka bërë të ditur në profilin e saj në Instagram se ka arritur 10 milionë ndjekës dhe i ka falënderuar fansat e saj.

Për këtë rast, 49-vjeçarja ka shpërndarë një video, në të cilën shfaqet e shtrirë në shtrat, e veshur me të brendshme të kuqe dhe duke ngrënë një tortë.

(Foto: Instagram/heidiklum)

“10 milionë faleminderit!!! Kjo tortë është për ju, por unë do ta ha”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e postimit.

Modelja ka çaktivizuar edhe opsionin e komentimit të postimeve këtë herë, përndryshe këto pamje do të kishin marrë mijëra komente. /Telegrafi/