Site icon Telegrafi

Është 14 vite më i vjetër, por Luka Modric ‘turpëroi’ Brahim Diazin

Real Madridi dhe Milani do të luajnë të martën (5 nëntor) në orën 21:00 në Santiago Bernabeu në kuadër të xhiros së katërt të Ligës së Kampionëve.

Reali është në vendin e 12-të me gjashtë pikë, ndërsa Milani është i 25-ti me tri sosh. Një ditë para ndeshjes, klubi madrilen publikoi një video nga një seancë stërvitore ku Luka Modric dhe Brahim Diaz dolën një kundër një.

Modric arriti shpejt ta mposht bashkëlojtarin, në këtë rast kundërshtarin e tij, bëri një lëvizje në anën e majtë dhe karakteristikisht shënoi. Ashtu siç pritej, tifozët janë të kënaqur me lëvizjen e mesfushorit veteran që është 14 vjet më i vjetër se marokeni. Komenti me më shumë se 200 pëlqime thotë: “Kush është ky lojtar i ri o njerëz”, duke iu referuar Modricit.

Ndjekësit e tjerë shkruajnë: “Mesfushori më i mirë i të gjitha kohërave, Luka Modric”, “Si rrotullohet topi kështu?”, “Ai është 39 vjeç dhe ende e bën këtë”, “Modric është në kulmin e tij edhe në 39”, “Për mendimin tim, Modric ka kaluar Xavin dhe Iniestan, ai është në krye me Zidanen”, “Imagjinoni sikur të ishte titullar në El Clasico”.

Këtë verë, Modric e zgjati kontratën me Realin deri në verën e vitit 2025 dhe këtë sezon ai bëri 15 paraqitje nën drejtimin e trajnerit Carlo Ancelotti, pra kaloi 687 minuta në fushë. Ai ka tri asistime. /Telegrafi/

Exit mobile version