Site icon Telegrafi

ESHS publikon pagën mesatare për muajin gusht në Maqedoni

Neto-paga mesatare neto e paguar për punëtorët në gusht të këtij viti ishte 31.871 denarë (517 euro) dhe është për 11,3 për qind më e lartë se muaji i njëjtë të vitit të kaluar, kumtoi Enti Shtetëror për Statistikë.

Rritja ka të bëjë, para së gjithash me rritjen e pagës mesatare në sektorët: Industria e përpunimit (16,2 %), Objekte akomoduese dhe aktivitete të shërbimit ushqimor (16,1 %) dhe Art, argëtim dhe rekreacion (15,6 %).

Rritje të neto-pagës mesatare mujore të paguar për çdo punëtor, megjithatë, në krahasim me muajin paraprak, është vërejtur në sektorët: Furnizimi me energji elektrike, gaz, avull dhe klimatizim (4.1%), Furnizim me ujë; largim të ujërave të zeza, menaxhim me mbeturina dhe aktivitete për sanimin e mjedisit (3,8 %) dhe Miniera dhe nxjerrje të gurëve (3,1 %).

 

Exit mobile version