Xhudistja kosovare Erza Muminoviq ka pësuar humbje ndaj kundërshtares së saj nga Holanda, Naomi Van Krevel në kategorinë deri në 52 kilogramë.
Van Krevel e siguroi fitoren në ‘Golden Score’ duke e mposhtur xhudisten nga Kosova me Ippon.
Kujtojmë se në këtë garë Kosova përfaqësohet nga pesë xhudistë, me Distria Krasniqin që do ta kërkojë medaljen e artë të katërt.
Kujtojmë se pak kohë më parë, Nora Gjakova triumfoi në kategorinë 63 kilogramë, duke mposhtur francezen Rania Drid./Telegrafi/