Drita e ka angazhuar në radhët e veta futbollistin me përvojë Ervis Kaja.
Kampioni i Kosovës e ka përforcuar mbrojtjen, para zhvillimit të ndeshjes së parë sezonale.
31-vjeçari në të kaluarën ka veshur fanellat e klubeve, si Besa e Kavajës, Laçi e Tirana, ndërsa në Kosovë ka luajtur te Liria.
“FC Drita transferon futbollistin me përvojë Ervis Kaja. Tani kemi një mbrojtje më të fortë dhe me të sigurtë! Ervisi është 31 vjeçar, ka luajtur për skuadra si: Besa Kavajë, FC Laçi, FC Tirana etj, së fundmi në Kosovë tek FC Liria”.
“Kjo është një dhuratë për tifozët tanë pak orë para lojës së parë në kampionat! Deri në fund të merkatos, tek kampioni ka edhe befasi të tjera… nuk është mbyllur ende”, shkruan në njoftimin e klubit gjilanas në Facebook.
Kujtojmë se sot (e shtunë), Drita e nisi sezonin e ri 2018/2019 në Superligë, me ndeshjen ndaj KEK-ut.
Klubi nga Gjilani u shpall kampion i Kosovës në sezonin 2017/2018, ndërsa këtë vit e fitoi edhe Superkupën e parë në histori të klubit. /Telegrafi/