Site icon Telegrafi

Eroll Salihu: Stadiumi i Prishtinës do ta mbajë emrin Fadil Vokrri, ai testohet këtë të enjte

Sekretari gjeneral i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Eroll Salihu ka zbuluar se stadiumi i qytetit i Prishtinës, i cili nga tash e tutje do të quhet ‘Fadil Vokrri’, do të testohet të enjten.

“Fillimisht, stadiumi i qytetit në Prishtinë tanimë do të emërohet ‘Fadil Vokrri’”.

“Ne do të bëjmë ndeshjen testuese ku mëtojmë që t’i ftojmë deputetët, politikanët, estradën në njërën anë dhe veteranët e futbollit në anën tjetër më datën 28 qershor”, deklaroi Salihu për RTK-në.

Sipas tij, ndeshja do të luhet në mbrëmje.

“Do të jenë inspektorët e UEFA-s dhe FIFA-s. Biletat do të jenë falas, por do t’u dhurohen shikuesve për t’u testuar sistemi”.

“Ndeshjen do ta bëjmë në mbrëmje për shkak edhe të testimit të reflektorëve”, shtoi Salihu.

Kësisoj, stadiumi ‘Fadil Vokrri’ pritet të mbushet të enjten. /Telegrafi/ 

Exit mobile version