Site icon Telegrafi

Ernest Muçi spektakolar ndaj Aston Villas me dy gola – shpallet lojtar i ndeshjes

Legia ka marr një fitore të madhe ndaj Aston Villas me rezultat 3-2, ku lojtari kyesor në këtë takimin ishte shqiptari Ernest Muçi.

Ernest Muçi bëhet padyshim protagonisti i mbrëmjes në Ligën e Konferencës, pasi ia doli të shënojë dy herë në ndeshjen e parë në grup mes Legias së Varshavës dhe Aston Villës, duke u dhënë fitoren 3-2 polakëve.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ishte i papërmbajtshëm me shpërthimet e tij, teksa përveç dy golave, u shndërrua në një rrezik konstant për mbrojtjen e Aston Villas.

Ernest Muçi shënoi golin e dytë të Legias për rezultatin 2-1, pasi shfrytëzoi një pasim të saktë në zonë dhe devijoi topin në rrjetën e Emi Martinez.

Në fillim të pjesës së dytë, sulmuesi kuqezi bëri një tjetër shpërthim spektakolar, kur rezultatin ishte 2-2 dhe dërgoi topin në rrjetë, duke i dhënë avantazhin sërish Legias.

Sulmuesi shqiptar u zëvendësua në minutën e 72-të, pasi kishte dhënë gjithçka dhe goli i tij doli të jetë vendimtar në këtë fitore.

Muç për këtë paraqitje u vlerësua si lojtar i ndeshjes nga SofaScore me notën 8.5. Ai kishte 17 pasime kyçe dhe dy duele të fituara.

E nisi nga stoli shqiptari tjetër i Legias, Jurgen Celhaka, i cili zbriti në fushë në minutat e fundit./Telegrafi/

Exit mobile version