Site icon Telegrafi

Ermal Krasniqi futet nga banka dhe shënon në fitoren e Sparta Pragës

Ermal Krasniqi u fut në lojë në pjesën e dytë, ku shënoi pas tre minutash, duke kompletuar një paraqitje shumë të mirë.  

Ermal Krasniqi ka dhënë një tjetër paraqitje të shkëlqyer ditën e sotme në ndeshjen që Sparta e Pragës triumfoi me rezultatin e pastër 3-0 ndaj Hradec Kralove. 

Sulmuesi shqiptar u inkuadrua në lojë në pjesën e dytë nga tekniku i tij dhe menjëherë pas tre minutash, Krasniqi arriti të dërgojë topin në fund të rrjetës. 

 

I shërbyer mjaft mirë nga shokët e skuadrës, ish-sulmuesi i Ballkanit e pati  të thjeshtë të mposhtë portierin kundërshtar. 

Në 18 paraqitje këtë sezon në kampionatin çek, Krasniqi ka arritur të realizojë katër gola dhe ka asistuar një herë. /Telegrafi/  

Exit mobile version