Site icon Telegrafi

Erjola, Fationi dhe Vesa injorojnë ‘dasmën’ e Meritonit dhe Ilnisës – qëndrojnë larg banorëve të tjerë

Meriton Mjekiqi dhe Ilnisa Agolli janë ‘martuar’ sonte (e enjte) në Big Brother VIP Albania 3.

Në shtëpinë më të famshme në Shqipëri u improvizua një dasmë, ku e ftuar për të kënduar ishte Valbona Mema.

Në ambientet e jashtme u krijua një atmosferë e mrekullueshme, ku konkurrentët po këndonin e vallëzonin së bashku.

Megjithatë, jo të gjithë banorët ishin të ftuar në këtë ceremoni, pasi çifti largoi disa.

Lexo po ashtu Valbona Mema 'ndez' atmosferën në Big Brother, në 'dasmën' e Meritonit dhe Ilnisës

Vesa Smolica, Fation Kuqari dhe Erjola Doçi nuk morën pjesë në dasmë, ndonëse kjo e fundit u tërhoq vetë për shkak të debatit me Ilnisën.

Ajo i tha Meritonit se e respekton, por nuk dëshiron të jetë pjesë për shkak të përplasjes me banoren.

Ata po qëndronin larg të tjerëve, duke anashkaluar dasmën e çiftit. /Telegrafi/

Exit mobile version