Site icon Telegrafi

Eriksen ka vendosur defibrilator kardioverter, por karriera e tij në Serie A është në rrezik

Christian Eriksen është operuar dhe ka vendosur një defibrilator kardioverter në zemër, por karriera e tij në Serie A thuhet se ka mbaruar nëse ICD-ja është e përhershme.

Sipas mediumit La Gazzetta dello Sport, mesfushori i Danimarkës dhe Interit iu nënshtrua një operacioni dje (e enjte) për të implantuar një defibrilator të zemrës, pasi të shtunën, ai pësoi një arrest kardiak gjatë ndeshjes hapëse të ekipit të tij kombëtar në Euro 2020 kundër Finlandës.

Gazeta italiane raporton se nëse pajisja për rregullimin e ritmit të zemrës është e përhershme, karriera e Eriksen në Serie A do të ketë mbaruar.

Lexo po ashtu Federata e Danimarkës konfirmon se Eriksen pranon vendosjen e një defibrilator kardioverter në zemër

La Gazzetta dello Sport shpjegon se në Itali, është e ndaluar të luash me një defibrilator të zemrës të implantuar, sipas protokollit të Komitetit Kardiologjik Organizativ për Fitnes Sportiv, i cili u azhurnua në vitin 2017.

Çdo sport me kontakt është i ndaluar në Itali me një pajisje të tillë të vendosur, por Eriksen mund të vazhdojë të luajë në liga tjera, të tilla si Eredivisie ose Liga Premier.

Mbrojtësi i Ajaxit dhe Holandës, Daley Blind është një shembull pasi qendërmbrojtësi holandez ka vendosur një defibrilator kardioverter.

Ish-mesfushori i Interit, Khalilou Fadiga u diagnostikua me sëmundje të zemrës me mbërritjen e tij në Inter në vitin 2002 dhe kurrë nuk luajti me fanellën e tyre, por vazhdoi karrierën e tij në Ligën Premier.

Lexo po ashtu Eriksenit do t’i vendoset pajisja që shpëton jetë – çfarë është ICD-ja, funksioni, kush ka nevojë për të dhe jeta me këtë aparat

Autoritetet italiane nuk lejojnë të luhet asnjë sport kontakti me një defibrilator të zemrës të implantuar pasi çdo kontakt ose goditje mund të prishë pajisjen.

Sidoqoftë, nëse ICD-ja nuk është e përhershme, Eriksen mund të ketë një shans të kthehet për të luajtur në Itali, por ai do të duhet të kalojë një proces të komplikuar dhe disa kontrolle rigoroze mjekësore për të marrë dritën e gjelbër.

Eriksen do të lëshohet nga spitali sot (e premte) dhe do të kryejë ekzaminime të reja mjekësore në 4-5 javë në Milano.

Lexo po ashtu Italia i ndalon me ligj sportistët me anomali kardiake, Eriksen nuk ka gjasa të luajë në Serie A nëse konfirmohet sulmi në zemër

Edhe nëse mjekët vërtetojnë se problemi ishte i përkohshëm dhe ICD mund të hiqet, Eriksen do të duhej ekzaminime të mëtejshme për të marrë leje për të luajtur në Serie A.

Atij do të duhet të jepet drita jeshile nga një komision i posaçëm mjekësor në fund të një ‘procesi shumë të komplikuar’ dhe me shumë ‘pika kritike’ që i japin përgjegjësi të drejtpërdrejtë institutit që duhet të vendosë për aftësinë e lojtarit. /Telegrafi/

Luani dhe fitoni shpërblime këtu >

Më shumë lajme nga kampionati Euro 2020 >

Exit mobile version