Prapa vendimit të babait për të bombarduar Sirinë, fshihet Ivanka Trump, vajza e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Është kjo deklarata e bërë nga vëllai i saj i vogël, Eric Trump, çka ngjalli indinjatë të fortë në rrjetet sociale.
“Nuk mund të kemi një grua për Presidente, por kemi Ivankën”, “Mjafton një lot i saj dhe babai sulmon”, ishin disa nga komentet.
Donald Trump u shpreh thellësisht i prekur nga pamjet e sulmit kimik në Siri, duke e quajtur një sulm të tmerrshëm, shton më tej Eric.
“Ivanka është nënë e tre fëmijëve dhe ka ndikim te Presidenti. Jam i sigurt se i ka thënë se është e tmerrshme. Në momente të tilla im atë reagoi”, thotë Eric, duke i dalë në krahë vendimit të të atit.
“Jam krenar për të”, shprehet Eric për “The Telegraph”, transmeton Noa.al.