Ky është momenti kur një aeroplan komercial i mbushur me pasagjer – mezi arrin të zbret në pistë në ishullin grek për shkak të erërave të forta.
Pamjet e publikuara më poshtë shfaqin aeroplanin e aviokompanisë Sunclass që po udhëtonte nga Stokholmi i Suedisë, ateron në pistën e aeroportit greke Skiathos, transmeton Telegrafi.
Aeroplani lëviz anash sikur të ishte i punuar nga letra për shkak të erërave të forta. Por profesionalizmi i pilotit bëri që fluturakja të prekë pistën pa pësuar askush brenda kabinës as edhe një lëndim.
Bëhet fjalë për fluturaken e tipit Airbus A321-200 që në shikim të parë dukej sikur dështon të zbret – por që piloti këmbëngul dhe gjen baraspeshimin për të aterruar.
Megjithatë Corriere Della Serra shkruan se nga erërat e forta dhe lëkundjet e fluturakes derisa preku në pistë, aeroplani ka pësuar dëmtime në sistemin e aterrimit. /Telegrafi/