Site icon Telegrafi

Erdogan: Turqia po përgatitet për të spastruar kufirin sirian nga prania e ISIS-it

Turqia po përgatitet të spastrojë anën siriane të kufirit nga prania e grupit të Shtetit Islamik (ISIS), në një kohë kur sulmet kundër një qyteti kufitar turk sa vijnë e shtohen, njoftoi sot presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan.

“Ne po ndërmarrin përgatitjet e nevojshme për të spastruar anën tjetër të kufirit (sirian) për shkak të vështirësive të hasura në Kilis, qytet kufitar turk i cili goditet rregullisht nga predha të artilerisë së rëndë të pretenduara nga Ankaraja që mbajnë autorësinë e ISIS-t”, deklaroi Erdogan gjatë një fjalimi të mbajtur në Ankara.

Që nga fillimi i vitit, këto sulme kanë shkaktuar së paku 21 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur.

”Pas çdo goditje, artileria turke kundërpërgjigjet duke bombarduar pozicionet e ISIS-it në veri të Sirisë”, sipas Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë turke. Përforcime ushtarake janë dislokuar javët e fundir në provincën Kilis.

Exit mobile version