Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan i tha presidentit rus Vladimir Putin në një telefonatë se përpjekjet për paqe në luftën Rusi-Ukrainë duhet të mbështeten nga një armëpushim i njëanshëm dhe një “vizion për një zgjidhje të drejtë”, tha sot presidenca turke.
Në një deklaratë, presidenca tha se të dy udhëheqësit diskutuan për energjinë dhe korridorin e drithërave të Detit të Zi dhe se Erdogan i tha liderit rus hapat konkretë që duheshin marrë për të larguar militantët kurdë nga rajoni kufitar sirian, transmeton Telegrafi.
Në komentet e tij të fundit mbi gatishmërinë e Rusisë për bisedime diplomatike, presidenti rus Vladimir Putin e ka bërë të qartë se ai ka ende një vijë të kuqe.
Duke folur me homologun e tij Erdogan, Putin tha se Ukraina duhet të marrë parasysh “realitetet e reja territoriale” që të ndodhin bisedimet.
Konflikti mes Rusisë dhe Ukrainës ka filluar më 24 shkurt të vitit 2022. /Telegrafi/