Banorët kanë nisur teoritë e tyre për hyrjen dhe largimin e Atilla Kardesh nga Big Brother VIP Kosova.
Duke qenë se largimi i tij ngriti shumë pikëpyetje, disa prej banorëve aludojnë se ai erdhi me tri valixhe, por që dy prej tyre ishin të zbrazëta.
Këtë diskutim e ngritën Besforti me Xuxin.
“Patikat tek shtrati i ka që s’kanë qenë numër i tij. Qysh? Tri valixhe i ka pas”, i tha Xuxit, pastaj ky i fundit sugjeroi se ndoshta “valixhet kanë qenë të zbrazëta”.
“Veç njërën e ka çelë, thash a pe hapë valixhen tjetër, tha jo tani”, deklaroi Besforti.
“Shumë është e dyshimtë kjo situatë”, potencoi ai mes tjerash, gjatë një bisede me Xuxin. /Telegrafi/