Site icon Telegrafi

Erdhi në Shqipëri për dy javë, bjellorusja dashurohet me shqiptarin dhe vendos të qëndrojë përgjithmonë këtu

Dayra Daineka është një blogere 23-vjeçare nga Bjellorusia e cila në kohën e koronavirusit së bashku me dy mikeshat e saj vendosi që të kalonte dy javë pushime vere në Shqipëri.

Sot ajo është një blogere, menaxhere e rrjeteve sociale dhe një mësuese për gjuhën shqipe për fëmijët e vegjël. Por nuk ishte vetëm mahnitja që i lanë bukuritë natyrore, kultura dhe mikpritja shqiptare që e bënë të ktheje dhe të jetonte në Shqipëri, ishte dashuria me shikim të parë.

Në studion e “Rudina” Dayra tregon historinë e saj të dashurisë.

Dayra Daineka: Në vitin 2020 unë isha në universitet për mjekësi në Bjellorusi dhe filloi koha e koronavirusit, për herë të parë në të gjithë Bjellorusinë studimet i zhvilluam online dhe mendova pse jo të udhëtoja diku.

Rudina Magjistari: I bie të ketë qenë vera e 2020-ës, kur kaloi le të themi ai momenti i izolimit. Dhe ti vendose të udhëtoje në verë për aq sa mund të udhëtoje.

Dayra Daineka: Po vetëm Shqipëria dhe Bjellorusia ishin të hapura për udhëtime dhe unë mendova pse jo. Në fillim nuk e dija se ku ishte Shqipëria, ku ishte ky vend konkretisht në hartë dhe mendova se duhet të shkoja. Ishte Egjipti, Turqia dhe Shqipëria. Ne zgjodhëm Shqipërinë, kur vijmë shkojmë në Sarandë. Kur shkuam të vizitonim Vlorën dhe Gjirokastrën u çmendëm për këtë. Shqipëria është shumë e bukur. Ne e vizitituam Shqipërinë për dy javë. Ku shkojmë në një lokal unë njoha të dashurin tim që kemi tashmë 5 vite bashkë.

Rudina Magjistari: Pra u njohe në një lokal, në një bar me të?

Dayra Daineka: Po unë shkoja me shoqet e mia, dhe ai ishte atje. Fillojmë të bisedojmë.

Rudina Magjistari: Më trego pak si nisi njohja juaj atje?

Dayra Daineka: Mua më pëlqeu shumë lokali dhe shkoja çdo ditë për të pirë kafe ose për të ngrënë diçka. Ai e dinte që shkoja atje dhe filluam të flisnim bashkë.

Rudina Magjistari: Çfarë e bëri këtë histori të jetë ndryshe?

Dayra Daineka: Ai e tregoi veten si një burrë të vërtetë, një xhentëlmen sepse unë më pas kthehen në Bjellorusi dhe prindërit nuk donin që unë ta vazhdoja këtë lidhje, sepse ishte vetëm në kohën e pushimeve dhe kaq mbaroi.

Rudina Magjistari: Më thuaj pak ti ndenje vetëm dy javë apo e zgjate pushimin tënd.

Dayra Daineka: Jo u ktheva në Bjellorusi.

Rudina Magjistari: Ndërkohë sa kohë kishte që e njihje atë djalin, një javë apo dhjetë ditë. Pra një dashuri dhjetë ditore ama ti kishe rënë në dashuri kokë e këmbë.

Dayra Daineka: U tregova prindërve, por ata më thanë që është një histori pushimesh. Por kur ai filloi të më fliste më shumë, më sillte lule në dhe dhurata në Bjellorusi. Ne menduam më pas që të takoheshim në Stamboll dhe atje vendosim që të fillonim diçka bashkë.

Exit mobile version