Telegrafi

Era Istrefi rikthehet me këngë ndërkombëtare

Era Istrefi

Këngëtarja e njohur shqiptare, Era Istrefi, është rikthyer fuqishëm me projekte të reja.

Ajo ka sjellë disa këngë, e një të fundit në bashkëpunim me reperin Noizy.

Bukuroshja tani po vjen me një projekt ndërkombëtar, i cili pritet të lansohet së shpejti.

Foto: Screenshot/Instagram

Bëhet fjalë për këngën “Heat”, xhirimet e së cilës janë realizuar në jug të Shqipërisë.

Biondja po ashtu ka ndarë një video nga xhirimet e klipit, ku shfaqet e mrekullueshme e në skena provokuese.

Lexo po ashtu Noizy dhe Era Istrefi sjellin këngën e re “Ama”

Era tashmë ka zënë një vend në tregun ndërkombëtar me hitet që ka realizuar ndër vitesh.

Besohet që edhe kjo këngë do të pritet mirë nga publiku e do të jetë një nga hitet e verës. /Telegrafi/