Këngëtarja Era Istrefi ka qenë e pranishme në stadiumin ‘Diego Armando Maradona’ për ta përcjellë derbin ndërmjet Napolit dhe Interit.
Bukuroshja ka shpërndarë në rrjetet sociale fotografi nga tribunat në ndeshjen, ku nga minuta e parë u aktivizua mbrojtësi i Kosovës, Amir Rrahmani.
Tutje, autorja e hitit “Bebe” ka publikuar në InstaStory video edhe nga pushimet e saja në ishullin Capri që ndodhet në Gjirin e Napolit dhe nuk kanë munguar pozat me bikini.
Kujtojmë që Rrahmani ka qenë ndër futbollistët kryesorë të Partenopei në fitimin e Scudettos, ndërsa lojtari dhe Era ndiqen në Instagram.
Ndryshe, ndeshjen e ndërmjet Napolit dhe Interit e fitoi skuadra nikoqire me rezultat 3-1. /Telegrafi/