Si pasojë e motit të keq dhe erës së fortë në disa zona të Tiranës ka patur rënie të pemëve dhe degëve duke shkaktuar vështirësi në qarkullim.
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ju ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin daljet e panevojshme në rrugë, si dhe ka njoftuar se ekipet e pastrimit janë duke punuar intensivisht për të pastruar rrugët dhe rikthyer normalitetin sa më shpejt.
“Era dhe shiu kanë shkaktuar disa rënie pemësh dhe degësh në disa zona të Tiranës. Ekipet tona janë në terren, duke punuar për pastrimin e rrugëve dhe rikthimin në normalitet të qarkullimit.
Për këtë arsye, ju lutem ulni lëvizjet e panevojshme, tregoni kujdes dhe raportoni çdo problematikë në aplikacionin “Tirana ime” ose telefononi 112”, ka shkruar Veliaj.