Site icon Telegrafi

Epopeja e UÇK-së, homazhe në Landovicë dhe Prizren në nderim të dëshmorëve të UÇK-së

Me rastin e Epopesë së UÇK-së, nënkryetari Kujtim Gashi, i shoqëruar me zyrtarë institucionalë, familjarë të dëshmorëve, përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së dhe qytetarë, kanë bërë homazhe në varrezat e Dëshmorëve në Landovicë, ka njoftuar Komuna e Prizrenit.

Pas nderimeve në varrezat e Dëshmorëve, sipas njoftimit, homazhet kanë vijuar edhe para shtatoreve të heronjve kombëtarë: Ismail Kryeziu, Selajdin Berisha, Pal Paluca, Agim Shala, Xhevat Berisha, Ismet Jashari – Kumanova, Ekrem Rexha – Komandant Drini dhe te Monumenti i Lirisë, pranë shtatores së Remzi Ademajt – Komandant Petritit, raporton Telegrafi.

“Tri ditët e “Epopesë së UÇK-së” – 5, 6 dhe 7 marsi, janë simbol i lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, ku 27 vjet më parë Komandanti legjendar Adem Jashari dhe familja e tij zhvilluan betejën më të lavdishme në Prekaz, me ç’rast filluan fundin e padrejtësive ndaj shqiptarëve dhe humbjes së armikut të egër. Kjo nyje e rëndësishme historike, mobilizoi gjithë popullin, që me rezistencë të armatosur dhe heroike të UÇK-së solli lirinë dhe pavarësinë e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Komunës. /Telegrafi/

Exit mobile version