Provinca kineze Hubei ka miratuar një ligj për të ndaluar ngrënien e kafshëve të egra plotësisht, përfshirë ato të edukuara ose të rritura nga njerëzit.
Ekspertët besojnë se shpërthimi vdekjeprurës i coronavirusit të vendit, i cili filloi në Hubei, ishte shkaktuar nga pikërisht nga ngrënia e kafshëve, shkruan Daily Mail.
Qeveria qendrore e Kinës muajin e kaluar bllokoi të gjithë tregtinë dhe konsumin e kafshëve të egra, por nuk specifikoi nëse ato të rritura nga fermat do të ndaleshin.
Lajmi vjen ndërsa krahina Hubei, e cila ka rreth 58 milionë banorë, nuk ka raportuar asnjë rast të ri ditor të coronavirusit për herë të parë që kur shpërthimi filloi në fund të vitit të kaluar, transmeton Telegrafi.
Ligji për mbrojtjen e jetës së egër nga ligjvënësit vendas hyri në fuqi nga dje dhe mbulon produktet e kafshëve të egra dhe vet kafshët e egra.
Ndalon konsumin e të gjitha kafshëve të egra në tokë, si dhe speciet ujore të egra të rrezikuara dhe të mbrojtura.
Asnjë organizatë ose individ nuk lejohet të prodhojë, përpunojë, përdorojë ose kryejë operacione tregtare me kafshë të egra ose produkte të kafshëve të egra të cilat janë të ndaluara nga dokumenti, thonë zyrtarët. /Telegrafi/