Më 17 mars 2004 shpërthyen trazirat që më vonë do të përmenden si “Trazirat e marsit”. Trazirat zgjatën dy ditë, ku u vranë 19 civilë, nga të cilët 11 shqiptarë dhe 8 serbë, ndërsa u lënduan mbi 900 persona, kryesisht shqiptarë.
Gjatë atyre trazirave, që shpërthyen në gjithë Kosovën pas njoftimeve se në Ibër ishin mbytur dy fëmijë, si pasojë e dhunës së serbëve, por që shkaku i kësaj tragjedie asnjëherë nuk u sqarua plotësisht. Për pasojë u dogjën shumë shtëpi dhe objekte kulti serbe, të cilat u ringritën ndërkohë me mjetet e buxhetit të Kosovës.
Më 17 mars 2004,filluan trazirat që më vonë do të përmenden si “Trazirat e marsit”. Këto trazira filluan pasi dy fëmijë shqiptarë në pjesën veriore të Mitrovicës u mbytën në lumin Ibër.
Disa fëmijë që mbijetuan në orët e vona, po atë natë treguan para kamerave se ata ishin ndjekur nga serbët dhe se ata ishin duke ikur kur disa nga bashkatdhetarët e tyre u mbytën në lumë. Të nesërmen, më 17, mars filluan protestat në shumë qytete të Kosovës, që shumë shpejt eskaluan në dhunë.
Gjatë këtyre trazirave u dogjën disa shtëpi dhe kisha serbe. Diçka e ngjashme ndodhi me shtëpitë shqiptare në pjesët me shumicë serbe. Serbët hakmerren edhe me djegien e disa xhamive jo-shqiptare në Serbi.
19 persona, prej këtyre 12 shqiptarë, humbën jetën gjatë këtyre trazirave.
UNMIK-u, për të mos ndezur situatën, nuk tregoi të vërtetën se çfarë kishte ndodhur. Serbët shfrytëzuan këtë rast për të nxirë aspiratat e politikanëve kosovarë për një Kosovë të pavarur dhe multietnike.
Këto trazira zgjuan nga gjumi shumë vendimmarrës. Të gjithë e kuptuan se shumë pak në Kosovë mund të përmirësohet pa zgjidhjen e statusit përfundimtar. Sekretari gjeneral i Kombeve të Bashkuara, Kofi Annan, i dha detyrën norvegjezit, Kai Eide, për hartimin e një raporti që do të pasqyronte situatën në Kosovë. Eide morri këtë detyrë shumë seriozisht dhe pas shumë vizitave në Kosovë dhe Ballkan, ku takoi përfaqësues të të gjitha partive, komuniteteve, feve etje. Në tetor 2005 dorëzoi raportin e porositur.
Edhe pse Eide në këtë raport e vë gishtin në shumë gjëra që mund të përmirësohen, rekomandon se koha ka ardhur për fillimin e bisedimeve për statusin përfundimtar të Kosovës.
Disa ditë më vonë të njëjtin rekomandim për Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara e bën edhe Kofi Annan.
Më 17 shkurt 2008, bazuar në këtë propozim, Kosova shpallet shtet i pavarur dhe sovran. Kushtetuta e Kosovës që i jep asaj të gjitha kompetencat e shtetit, hyn në fuqi me 15 qershor 2008.