Enzo Maresca ka paralajmëruar se mund të zëvendësojë njërin nga titullarët e Chelseat në verë pas paraqitjes së tij të dobët ndaj Aston Villës.
Të shtunën, Aston Villa ia doli ta përmbysë avantazhin e Chelseat duke marrë një fitore me rezultat 2-1 falë Marco Asensios që ishte autor i të dy golave.
Goli i dytë i Villas erdhi si pasojë e një reagimi të dobët nga ana e portierit mysafir Filip Jorgensen dhe kjo duket se e ka shqetësuar teknikun italian.
Pas përfundimit të ndeshjes, Maresca paralajmëroi se mund të synojnë transferimin e një portieri të ri.
Kjo pasi Marseca refuzoi që të komentojë nëse Jorgensen do të jetë një zgjidhje afatgjatë për portën e klubit, por pranoi se 22-vjeçari është opsioni i parë për momentin.
“Pozita e portierit është shumë delikate. Kur ata bëjnë një gabim është i qartë për të gjithë. Fatkeqësisht, Filip bëri një gabim”.
“Por në këtë moment, ai është portieri ynë dhe ne duhet të qëndrojmë të fortë dhe të vazhdojmë të mbështesim njëri-tjetrin”,
“Në disa ndeshje, që të dy portierët tanë kanë qenë fantastik, por siç thashë është një pozicion mjaft delikat”, ka thënë Maresca./Telegrafi/