Site icon Telegrafi

Enzo Maresaca zbulon “lojtarin perfekt” që ka te Chelsea

Trajneri i Chelseat, Enzo Maresca e ka vlerësuar mesfushorin Moises Caicedo si “lojtarin perfekt” përpara ndeshjes së Bluve në FA Cup kundër Brightonit.

Italiani theksoi paraqitjet mbresëlënëse të ekuadorianit këtë sezon, të cilat i kanë dhënë atij vlerësime të mëdha.

Mesfushori ka nisur 25 ndeshje në të gjitha garat, më shumë se çdo lojtar tjetër i Chelseat në sezonin 2024/25.

“Që kur kemi filluar, ai ka bërë gjëra fantastike në të gjitha aspektet”, deklaroi Maresca.

“Ai po përmirësohet shumë, po e kupton lojën, po shkon në pozicione të ndryshme dhe është mendjehapur. Ai është një djalë i mirë, është i përulur, ai punon shumë, kështu që për një trajner, ai është lojtari perfekt”.

Maresca theksoi gjithashtu ndikimin pozitiv të Caicedos tek shokët e tij, duke theksuar se kushdo që luan përkrah tij ka tendencë të performojë mirë.

Lexo po ashtu Moises Caicedo ka shënuar ndoshta golin më të bukur të këtij sezoni

“E mira e Moit është se kushdo që luan pranë tij po luan mirë”, shtoi Maresca.

Caicedo kthehet në ish-klubin e tij Brighton sonte dhe Maresca do të shpresojë se mesfushori i tij mund të vazhdojë formën e tij të mirë dhe të ndihmojë Chelsean të sigurojë një vend në raundin e pestë të FA Cup. /Telegrafi/

Exit mobile version