Site icon Telegrafi

Enrique vlerëson lartë Liverpoolin: Slot ka krijuar një skuadër perfekte

Luis Enrique ka vlerësuar lart nivelin e Liverpoolit përpara ndeshjes kundër PSG-së në Ligën e Kampionëve.

Ekipet do të takohen në fazën e 16-të të Ligës së Kampionëve, me ndeshjen e parë që zhvillohet të mërkurën mbrëma në Parc de Princes.

Trajneri i PSG-së, Luis Enrique ka vlerësuar lartë Liverpoolin këtë edicion, duke thënë se Arne Slot ka bërë një punë të madhe pas largimit të Jurgen Klopp.

“Liverpool është një nga klubet më të mira në Evropë në vitet e fundit, ata fituan Ligën e Kampionëve në 2019″.

Lexo po ashtu Dembele konsiderohet si pretendentë serioz për Topin e Artë, përpara treshes së Barcelonës

“Ishte e vështirë për Slot të përmirësonte punën e Klopp, por ai arriti të krijojë pothuajse ekipin perfekt. Kjo na motivon të tregojmë se jemi gjithashtu në krye”.

“Rezultatet tregojnë se si po zhvillohet skuadra dhe PSG nuk është më keq se çdo klub tjetër në Evropë”.

“Ne duhet të kemi më shumë posedim të topit se Liverpool, të krijojmë më shumë raste dhe të mbrohemi efektivisht, siç bëjmë në të gjitha ndeshjet e tjera”, deklaroi Enriuqe. /Telegrafi/

Exit mobile version