Luis Enrique ka mbrojtur shfaqjet e Sergio Busquets këtë sezon dhe insiston se lojtarët e tij te Barcelona janë njerëz dhe nuk janë makina.
Mesfushori spanjoll është përballur me kritika të shumta mbi shfaqjet e tij, por Enrique i ka dalë në mbrojtje atij dhe futbollistëve të tjerë.
“E përgëzoj publikisht Sergio Busquets për qëndrimin dhe sjelljen e tij”, ka thënë Enrique në konferencën e shtypit përpara udhëtimit të së dielës në Sevilla, përcjell Telegrafi.
“Ai është një lojtar kyç dhe jam shumë i lumtur me të”.
“Lojtarët e mi nuk janë makina, ata mund të kenë ulje dhe ngritje. Ne nuk duhet të kritikojmë tepër atë”, përfundoi trajneri spanjoll. /Telegrafi/