Site icon Telegrafi

Enis Bardhi e kalon Trabzonsporin në epërsi me një gol të bukur me kokë

Tranbzonspori është duke fituar me rezultat 1-0 ndaj Hataysporit në duelin që po luhet në kuadër të javës së 21-të në Superligën e Turqisë.

Pas vetëm nëntë minutash lojë, skuadra mysafire kaloi në epërsi, duke ndezur edhe më shumë duelin.

Ishte Enis Bardhi, ai që e kaloi Trabzonsporin në epërsi, me një asistim nga Anastasios Bakasetas, duke realizuar me kokë në portën kundërshtare.

Ky ishte goli i katërt deri më tani në këtë sezon për Bardhin, derisa do të tentojë që nga ky takim të largohet me së paku edhe një tjetër. /Telegrafi/

 

Exit mobile version