Mesfushori shqiptar, Enis Bardhi ka nënshkruar edhe zyrtarisht me klubin turk, Bodrumspor.
Vetëm disa ditë pas shkëputjes së kontratës me Trabzonspor, Bardhi është bërë me skuadër të re.
Reprezentuesi i Maqedonisë së Veriut ka nënshkruar kontratë me klubin e Bodrumsporit, i cili bën gara gjithashtu në Superligën e Turqisë.
“Klubi ynë ka nënshkruar kontratë deri në fund të sezonit me Enis Bardhin, i cili ka luajtur për herë të fundit për Trabzonspor”, thuhet në njoftim.
#BodrumdaTransferSezonu Enis Bardhi ile devam ediyor. 💚🤍 pic.twitter.com/GVJNcQEEXX
— Sipay Bodrum FK (@Bodrumspor_AS) January 24, 2025
Të Bodrumspori, Bardhi do të takojë dy lojtarët e kombëtares shqiptare, Taulant Seferi dhe Arlind Ajeti.
Ndryshe, Bodrumspori momentalisht renditet në pozitën e 16-të dhe rrezikon rënien nga kategoria nëse e mbyll sezonin në këtë vend. /Telegrafi/
✍🏻 Kulübümüz, son olarak Trabzonspor forması giyen Enis Bardhi ile sezon sonuna kadar sözleşme imzalamıştır.
Ailemize hoş geldin Bardhi! 💚🤍 pic.twitter.com/lhjs5RTB0y
— Sipay Bodrum FK (@Bodrumspor_AS) January 24, 2025