Qe një kohë është duke u folur për largimet e moderatorëve nga emisioni i humorit, “Portokalli”, kjo pas audicionit të hapur. Por, largimi i konfirmuar deri më tani është ai i Eneda Tarifës.
Në një intervistë të dhënë për Bluetooth, këngëtarja dhe prezantuesja ka shpjeguar arsyet që e larguan nga ky spektakël dhe angazhimet e saj të reja në këtë televizion.
“Në saje të lëvizjeve që po ndodhin në Top-Channel kohëve të fundit, jam larguar edhe unë nga Portokalli”, ka thënë Eneda.
Më tej, këngëtarja e shndërruar në prezantuese ka folur edhe për mundësinë e qëndrimit në këtë televizion në një tjetër format, të cilin mund ta prezantojë edhe vetëm.
Eneda ka treguar se vetëm ajo do të largohet, ndërkohë që Xhemi Shehu dhe Salsano Rrapi do të vazhdojnë të prezantojnë spektaklin.