Vargjet, muzika dhe aranzhmani: Hektor Gjurgjiali (Grupi 403)
Ditët s’kishin fund pa ty, mallkoja çdo mëngjes
Se me ëndrrën shkoje dhe ti
Kisha frikë t’i hapja sytë, të ëndërroja në çdo çast
Se atje të kisha ty
Në sytë e saj pashë veten dhe pyeta me habi:
Erdha unë apo ajo
Nga buzë të saj shijova frikën dhe loti më tregoi
Ëndrra jonë kufi nuk ka
Të gjithë na thonin jo
Por neve s’na bëhej vonë
Ne kishim ëndrrën tonë
Atje do të takoj
Atje gjithmonë do t’jem
Ëndrra jone kufi nuk ka
Mendova se çdo gjë mbaroi, atë natë kur u ndamë
Ika unë apo ike ti
Kujtoja se do t’harroj, nëse nuk te shoh,
Deri sot as nuk të pashë
Provova të jetoj pa ty, thoja nuk me duhesh ma
Por sot nuk do të gënjej
Të kërkova në çdo vend, të këndova në çdo vend
E si mund të të harroj
Të gjithë na thonin jo
Por neve s’na bëhej vonë
Ne kishim ëndrrën tonë
Atje do të takoj
Atje gjithmonë do t’jem
Ëndrra jone kufi nuk ka