Site icon Telegrafi

“Baci i mbylli sytë i qetë pas takimit të fundit me babin”, Endrit Thaçi shpreh dhimbjen për humbjen e gjyshit, Haxhi Thaçi

Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka shprehur dhimbjen për humbjen e gjyshit të tij, Haxhi Thaçi.

Përmes një postimi në Instagram, Endriti ka ndarë ndjenjat e tij, duke theksuar se gjyshi i tij mbylli sytë i qetë pas takimit të fundit me babin e tij, Hashim Thaçin.

Ai gjithashtu ka shkruar se Haxhi Thaçi ka qenë një frymëzim për të dhe për të gjithë familjen.

“Baci i mbylli sytë i qetë pas takimit të fundit me babin. Ka qenë gjithmonë frymëzim për mua dhe familjen. Vuajtjet nga padrejtësia u bënë të papërballueshme. Prehu në paqe, bac”, ka shkruar Endriti.

Haxhi Thaçi, babai i ish-presidentit Hashim Thaçi, u nda nga jeta në orët e vona të së dielës, më 16 mars, disa ditë pas një vizite që i biri ia bëri, pas disa refuzimeve të Gjykatës Speciale në Hagë. /Telegrafi/

 

Exit mobile version