Telegrafi

Endrit Krasniqi i jep Prishtinës fitoren në Vushtrri

Prishtina ka arritur fitore ndaj Vushtrrisë me rezultat 2-1 në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Kosovës.

Kryeqytetasit kishin më shumë nga loja në pjesën e parë, duke krijuar raste, por një pakujdesi iu kushtoi me gol.

Henry Chibueze në minutën e 21-të përfitoi nga një pakujdesi në mbrojtjen e Prishtinës për të shënuar për 1-0.

Prishtina në pjesën e dytë sulmoi shumë për të gjetur golin e barazimit dhe atë e arriti në dhjetë minutat e fundit.

Ishte minuta e 83-të kur Endrit Krasniqi me një goditje të bukur jashtë zonës shënoi për 1-1.

Kur pritej që të mbyllej koha shtesë në skenë doli sërish Krasniqi që shënoi për 2-1.

Prishtina e pret Vushtrrinë në “Fadil Vokrri” në ndeshjen kthyese dhe ka bërë një hap të madh drejt finales. /Telegrafi/