Site icon Telegrafi

ËNDËRR

Poezi nga: Boris Pasternak
Përktheu: Agron Tufa

M’u shtir vjeshta me qelqet dritëpakë,
Ti me miq në hoka e kuvende,
Dhe si fajkua, që qiejsh gjuan gjak –
Zbriti zemra në pëllëmbën tënde.

Por kalon koha, tek plaket dhe tretet,
Serm të zi korniza shtron prej zorit,
Agu prej nga kopshti zbulon qelqet
Me lotët e përgjakur të shtatorit.

Por iku ajo kohë, u plak. Si akull
Mëndafsh’ i kolltukëve u brejt anash
Dhe ty, zëri t’u bor e befas heshte,
U mek ëndrra ime si jeh kambanash.

U zgjova. Ag’ i errët, si ditë vjeshte,
Dhe era merr në karro me gjithsej
Shiun ikanak prej fijesh kashte –
Kreshtat e mështeknave nëpër qiej.

Exit mobile version