Site icon Telegrafi

Ende po hetohet arratisja e të burgosurit nga Idrizova

Ministri i Drejtësisë, Nikolla Tupançevski, sot tha se hetimet për arratisjen nga burgu i Idrizovës janë ende në vazhdim dhe nuk ka dashur të komentojë informacionet se Ministria e Drejtësisë do të jetë objekt negociatash për hyrjen e Aleanca për Shqiptarët në Qeveri.

Duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari, ai tha gjithashtu se ende nuk ka marrë asnjë rast lidhur me emrat e klubeve bullgare dhe se afati për këtë është ende në rrjedhë.

“Ju e dini që është shkarkuar personi i parë i Administratës së Zbatimit të Sanksioneve dhe kur komentoni dhe sugjeroni se cili duhet të jetë epilogu ligjor për të gjitha këto ngjarje që po na ndodhin, duhet pasur një qasje plotësuese, dhe kjo do të thotë çfarëdo që të jetë përgjegjësia për këdo, ajo duhet të jetë individuale, e konstatuar dhe e theksuar. Hetimi është ende në vijim, po zbardhen defektet, mangësitë që kishin të bënin me ngjarjet e fundit. Besoj se e gjithë kjo do të ketë epilog juridik”, tha Tupançevski.

Exit mobile version