Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi pa ndonjë befasi udhëheqin sulmin e formacionit më të mirë në ndeshjet e UEFA-s të votuar nga tifozët.
Dy superyjet e futbollit modern e kanë fituar 11 herë Topin e Artë së bashku, ndërsa në sulmin vrasës iu është bashkuar Thierry Henry.
Ditë më parë, UEFA publikoi listën me 50 lojtarët që konkurrojnë për formacionin më të mirë të vitit 2020, për të cilin po ashtu do të votojnë edhe tifozët.
Megjithatë, dashamirët e futbollit tashmë e kanë zgjedhur njëmbëdhjetëshin më të mirë të të gjitha kohërave duke u bazuar nga formacionet e përvitshme të UEFA-s.
Portier: Iker Casillas.
Mbrojtës: Sergio Ramos, Gerard Pique, Carles Puyol, Philipp Lahm.
Mesfushorë: Steven Gerrard, Xavi, Andres Iniesta.
Sulmues: Lionel Messi, Thierry Henry, Cristiano Ronaldo.
/Telegrafi/