Site icon Telegrafi

Kënga “Mora fjalë” këndohet me plot emocion nga nxënësit e shkollës “Rreze Drite” në Tiranë

Kënga “Mora fjalë” e kënduar nga Shkurte Fejza, është kthyer së fundmi në një himn të dytë për gjithë shqiptarinë.

Përveç tifozëve që e këndojnë shpesh në stadiume, vargjet e kësaj këngë kanë depërtuar edhe më thellë.

Tekstin e kësaj kënge për heroin legjendar Adem Jashari, po e mësojnë edhe fëmijët e moshave të ndryshme, jo vetëm në Kosovë.

Këtë e dëshmojnë nxënësit e shkollës “Rreze Drite” në Tiranë. Franko Mulla, ka publikuar një video në internet, teksa shihen të vegjlit e kësaj shkolle duke kënduar vargjet më të bukura për Adem Jasharin.

Gjithashtu Mulla ka shpërndarë një tjetër video të bukur, ku shihet po i njëjti grup duke kënduar himnin e flamurit:

“Jemi në javën e festave të kombit shqiptar, e nuk ka gjë më madhështore sesa të shohësh të vegjlit e shkollës tonë “Rreze Drite” të këndojnë një zëri me krenari e dorën në zemër dhe himnin tonë të flamurit”.

“Zemrat e tyre rrahin fort kuqezi me shpresën e madhe për një të ardhme të ndritur për të gjithë ne dhe për atdheun tonë”.

“Ti Shqipëri, më jep nder,

më jep emrin shqiptar,

zemrën ti ma gatove

plot me dëshirë e me zjarr”, shkroi Mulla.

Exit mobile version