Site icon Telegrafi

Ëmbëlsirë natyrale shtëpiake me arra dhe mjaltë – Marlenka, ëmbëlsia e iftarit tuaj

Jemi në periudhën më të bukur të vitit – është muaji i shenjtë i Ramazanit ku iftari dhe syfyri bashkon familjet tona, plot dashuri dhe ëmbëlsi. Teksa tryezat tona janë plot, është Marlenka ajo që begaton me shijen dhe vetitë e saj momentet tona familjare.

 

Krejtësisht shtëpiake dhe natyrale

Përbërës natyral të përzgjedhur me kujdes përdoren për prodhimin e kësaj delikatese nga mjalta.

Me mjaltën si përbërës natyral dhe duke përdorur vakum unik dhe teknologjinë e avancuar të paketimit të absorbimit të oksigjenit, tortet nga Marlenka kanë afat të gjatë dhe deri 90 ditë pasi hapjes në ambient, e gjithë kjo përkundër faktit se është pa ruajtës artificial, pa ngjyra artificiale dhe pa hormone.

Për shkak të cilësisë superiore, të gjitha produktet Marlenka përshtaten me kërkesat strikte dhe standardet më të larta për siguri, shëndet dhe higjienë.

 

Marlenka, histori më shumë se tri shekuj

Ishte viti 1704 kur një recetë tradicionale në Republikën e Çekisë do të rrëmbente shijen e e gjithëve. Ndryshe e quajtur një mrekulli – Mrekullia e Mjaltës u bë ëmbëlsira e preferuar evropiane, me përbërje nga mjalta. Me më shumë se 200 punonjës që gatuajnë mbi 100 mijë torte të freskëta në muaj, Marlenka sot është storje suksesi me disa çmime me renome ndërkombëtare për shijen dhe cilësinë e pakontestueshme që zotëron.

 

Marlenka në Kosovë

Marlenka në vendin tonë vjen me disa shije unike të saj si: Marlenka toptha mjalti, Marlenka toptha mjalti me arra, Marlenka torte mjalti me arra, Marlenka torte mjalti me kakao dhe Marlenka torte mjalti me arra.

Produktet Marlenka në vendin tonë mund t’i gjeni në rrjetet e marketeve, në frigoriferë apo duke porositur në platformën online Begmart.com ku porositë bëhen me automjete frigoriferike.

Kujdes, një kurrë nuk është “boll”. Është aq e shijshme…

Exit mobile version