Në rrjetin social Twitter është hedhur një fotografi, që në shikim të parë duket se shfaqë disa ëmbëlsira në formë të gjarpërinjve.
Por, po që se fokusoheni, do të vëreni se janë reptilë të vërtetë, transmeton Telegrafi.
“Isha i bindur se janë të punuara nga kuzhinieri, por nuk qenkan aspak të ëmbla”, është një koment lidhur me rastin.
Imazhi është shpërndarë afro katërmijë herë brenda pak orëve, derisa shikuesit shprehnin habinë për ngjashmërinë befasuese. /Telegrafi/