Redaksia e Sportit në portalin më të madh vendor Telegrafi, ka ndarë çmimet për futbollistët më të mirë të vitit 2024 në Superligën e Kosovës në futboll.
Redaksia e Sportit në portalin më të madh vendor Telegrafi, duke qenë gjithmonë pranë ndeshjeve dhe raportimit të përditshëm të ndeshjeve të futbollit vendor – ka vendosur t’i ndajë përsëri çmimet për futbollistët më të mirë të vitit 2024 në Superligën e Kosovës në futboll.
Elvir Gashijani – Talenti i vitit
Sulmuesi anësor i Llapit, Elvir Gashijani, ka qenë një nga lojtarët që ka shperthyer këtë sezon në futbollin e Kosovës.
Me një shpejtësi të madhe dhe drbilim magjik, Gashijani fitoi zemrat e tifozëve në futbollin tonë.
Jo vetëm me fanellën e Llapit, por Gashijani ishte ndër më të mirët edhe në sukseset e Kosovës U19 në garat evropiane, ku arriti tu shënojë gola edhe ekipeve të mëdha.
Në vitin 2024, Gashijani zhvilloi 31 ndeshje me fanellën e Llapit, ku arriti të shënojë dy gola dhe të dhurojë pesë asistime.
Ofertat për të nuk kanë munguar dhe Llapit pritet të përfitojë nga diamanti që ka në duar.
/Telegrafi/