Elvana Gjata duket se është duke u përgatitur që shumë shpejt të vijë me këngë të re.
Këngëtarja e njohur ka publikuar një fotografi paralajmëruese në rrjetet sociale, në të cilën shihet duke shikuar në një ekran kompjuteri, ku duket se është duke ndjekur projektin e saj më të ri.
Fotografia e publikuar ka nxitur menjëherë komente të shumta nga fansat që thonë se mezi presin publikimin e këngës së re.
“Love Me” është kënga e fundit e lansuar nga Elvana (në bashkëpunim me Brunon), nëntë muaj më parë.